Blasfemi me mesazhe në Whatsapp, dënohet me vdekje studenti në Pakistan

Blasfemi me mesazhe në Whatsapp, dënohet me vdekje studenti në Pakistan

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një student 22-vjeçar me akuzën e blasfemisë për mesazhet në Whatsapp.

Gjykata në Provincën Punjab tha se ai kishte shpërndarë fotografi dhe video blasfemuese me qëllim të zemërimit të ndjenjave fetare të myslimanëve.

Në të njëjtën çështje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe një 17-vjeçar, ndërsa që të dy të rinjtë i kanë mohuar akuzat.

Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan. Disa njerëz janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dalin në gjyq.

Ankesa është paraqitur në vitin 2022 nga njësia e krimit kibernetik e Agjencisë Federale të Hetimit të Pakistanit (FIA) në Lahore, kryeqyteti i Punjabit.

Çështja iu referua një gjykate lokale në qytetin e Gujranwala.

Në vendimin e kësaj jave, gjykatësit thanë se 22-vjeçari u dënua me vdekje për përgatitjen e fotove dhe videove që përmbanin fjalë poshtëruese për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.

I pandehuri më i ri është dënuar me burgim të përjetshëm për shpërndarjen e materialit.

Paditësi kishte pretenduar se i kishte marrë videot dhe fotot nga tre numra të ndryshëm celularësh.

FIA tha se kishte ekzaminuar telefonin e paditësit dhe kishte vërtetuar se atij i ishte dërguar “material i turpshëm”.

Babai i të dënuarit me vdekje, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i tha BBC se po bënte një apel në Gjykatën e Lartë të Lahores.

Studenti tjetër u dënua me burgim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje sepse është i mitur, tha gjykata.

Ligjet kundër blasfemisë u kodifikuan fillimisht nga sundimtarët britanikë të Indisë dhe u zgjeruan në vitet 1980 nën qeverinë ushtarake të Pakistanit.

Gushtin e kaluar, shumë kisha dhe shtëpi u dogjën në qytetin lindor të Jaranwala, pasi dy burra të krishterë u akuzuan për dëmtim të Kuranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy