Eda Grimçi kryetare e PD-së dega 9 tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se rinumërimi i votave nuk ka pasur qëllim për të parë se kush kandidat ka 20 vota më shumë apo më pak, por qëllimi ishte që PD-ja të provojë 130 mijë fletë votimi mungojnë.
PD nga ky rinumërimi votash konfirmoi se 130 mijë fletët e votimit që mungojnë janë fletët e votimit që janë mbushur kutitë e diasporës, që janë përdorur për trenin bullgar dhe kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Vullneti i shqiptarëve nuk tjetërsohet në numërim. Vullneti tjetërsohet me intimidim me banda, me shitblerje, me tren bullgar dhe me ato pamjet që turpërojnë dhe 1996, ku nxirren fletët nga kutia dhe plotësohen si skedina.
PD nuk ka qëllim të shohë se cili kandidat ka 20 vota më shumë apo 20 vota më pak. Qëllimi ishte që PD-ja të provojë 130 mijë fletë votimi mungojnë, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.



