Protesta si pronë e politikës

Protesta si pronë e politikës

Nga Luljeta Progni

 

Protesta si pronë e politikës dhe misioni i munguar i qytetarëve në 25 vite të tranizionit shqiptar, është një speciale nga TemA TV që evidenton faktin se protesta nuk u bë kurrë pronë e qytetarëve ashtu siç ndodh në vendet demokratike.

 

Historia nis me vitin 1990 kur studentët rrëzuan sistemin komunist e  kur lëvizja u monopolizua nga Partia Demokratike e themeluar nga një grup intelektualësh kryesisht të përkëdhelur nga sistemi komunist.

 

Përgjatë viteve të tranzicionit, momente të rëndësishme, shënjuan historinë e raporteve të pushtetit me qytetarët. Këto raporte janë shoqëruar me protesta e revolta, të cilat nuk përfundojnë me realizimin e kauzës së qytetarëve por veçse një mission i përfudnuar me sukses për interest ë politikës. Mungesa e sindikatave është një ndër elementët thelbësorë të protestës së munguar të qytetarëve për qytetarët.

 

Në një vend ku mungojnë sindikatat ka pak shanse që protesta si institucion të realizojë misionin e saj qytetar. Historia e protestve në Shqipëri ndjek të njëjtën rrugë me të gjithë elementet e tjerë të demokracisë. Në shumicën dërmuese të rasteve protestat në Shqipëri janë kapur nga politika. Dhe në ato pak raste kur politika nuk ka qenë në vijë të parë, ajo ka qenë shtysa e demostrimeve. Ka pak raste ose më saktë vetëm një rast kur protesta ka mbetur si pronë e qytetarëve. Është fjala për protestën kundër armëve kimike në nisje të mandatit të qeverisë Rama. 

 

Të gjitha protestat e tjera janë zaptuar nga politika, kryesisht nga opozita dhe më pas misioni i protestave ka shkuar në funsksion të interesave partiake të njërës palë.

 

E tillë është histoia e protestave qysh në nisje të tyre në vitin 1990, kur lëvizja studentore e dhjetorit të këtij viti rrëzoi sistemin komunist. Protesta e studentëve u kap shpejt nga PD e cila u themelua pak ditë pas protestaës së studentëve. Më pas studentët u lanë jashtë PD-së drejtuar nga Sali Berisha. 

 

Deri në ardhjen e demokratëve në pushtet në vitin 1992 të gjithë protestat e tjera ishin pronë e kësaj partie dhe gjithcka që bëhej publikisht, deri edhe grevat e urisë kishin qëllim final pushtetin e PD-së së sapothemeluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy