17 Prilli, Dita botërore e Hemofilisë

17 Prilli, Dita botërore e Hemofilisë

Dita Botërore e Hemofilisë është një kremtim ndërkombëtar që mbahet më 17 prill nga Federata Botërore e hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe mbahet çdo vit; më 17 prill, në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku.

Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjata.

Qëllimi i Ditës Botërore të Hemofilisë është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hemofilinë dhe për të rritur mundësinë e trajtimeve për këtë sëmundje në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy