Ndërsa mbeten edhe 96 orë nga dita e zgjedhjeve, kreu i PS-së u bën thirrje votuesve të mbështesin socialistët. Me anë të një videoje të regjistruar gjatë udhëtimit nga Kruja në Durrës, Rama i fton mbështetësit të votojnë për flamurin kuqezi në rrugën e qeverisjes drejt Shqipërisë që duam, për të shmangur që qeverisja të ndahet si plaçkë mes partive.
Rama u kërkon edhe emigrantëve të bindin familjarët në Shqipëri se PS nuk kërkon më shumë pushtet për veten, por më shumë fuqi për të bërë shtet.
“Zyrave të shtetit t’u kthejmë dinjitetin. Ka shumë për të bërë, por ka shumë për të humbur nëse tepsinë e partive nuk e çojmë për skrap. Janë hedhur themelet, tani duhet të ndërtojmë shtëpinë. Ju lutem të kuptoni se me 25 qershor çdo njeri me të drejtë vote është një anëtar i një gjykate sovrane”, shprehet Rama.



