Surprizat e listave/ Rama i gjashti në Vlorë, Ruçi i nënti në Fier

Surprizat e listave/ Rama i gjashti në Vlorë, Ruçi i nënti në Fier

Partia Socialiste ka zyrtarizuar listat e kanidatëve për deputetë në qarqet e vendit. Në listat e zgjedhjeve të 18 qershorit bie në sy largimi i disa figurave historike dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj. Një risi tjetër është edhe pozicioni në listë i kreut të PS-së dhe atij të grupit parlamentar socialist. Rama dhe Ruçi kandidojnë përkatësisht i gjashti në Vlorë dhe i nënti në Fier. 

Ndërkohë, Rama tha mbrëmjen e djeshme se beson që PD-ja do të hyjë në zgjedhje. “Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu sic e kemi shprehur do të mund ti krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Natyrisht në formatin aktual secili më vete edhe jashtë afatit. Ka një afat mundësisht fizike për përgatitjen e fletëve të votimit dhe unë uroj që afati final të sjellë shumë arsye. Jemi të gatshëm ti ofrojmë PD mundësinë që në 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy