Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion- SPAK, ka pushuar çështjen penale ndaj tre gjyqtarëve, të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e kthyer dënimin e pëjetshëm me 25 vite burgim.
Gjyqtarët Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini u hetuan për korrupsion, por mësohet se ndaj tyre nuk janë gjetur elementë të veprës penale, duke bërë të mundur pushimin e çështjes.
Në muajin shkurt të këtij viti, ata votuan pro gjykimit të shkurtuar në Seanën e Apelit të Krimeve të Rënda, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, sipas të cilit Dritan Dajti ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009.



