Tensione mes Moskës e Uashingtonit, lidhja ajrore ruse-amerikane mund të ndërpritet

Tensione mes Moskës e Uashingtonit, lidhja ajrore ruse-amerikane mund të ndërpritet

Lidhjet e direkte të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme të Uashingtonit për “bllokimin e vizave” ndaj shtetasve rusë.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme e Rusisë, është shprehur se ngelet e hapur mundësia që të dy vendet mund të mbeten pa transport të drejtpërdrejtë ajror.

"Ne nuk mund të përjashtojmë që të dy vendet mund të mbeten pa transport të drejtpërdrejtë ajror. Aeroflot, e cila është e vetmja kompani që operon fluturime të rregullta midis Rusisë dhe SHBA-ve, mund të detyrohet t'i ndalë ato, pasi pilotët e saj po përballen me vështirësi në rritje me vizat amerikane " , thuhet në deklaratët e ministrisë.

Sipas autoriteteve ruse, vitin e kaluar, SHBA e zgjati kohën e pritjes së vizave në 85 ditë dhe kohët e fundit e ngriti atë në 250 ditë, duke bërë kërkesën për një vizë "efektivisht të pakuptimtë." Një mungesë konsullore e stafit, të cilën Uashingtoni e ka përmendur si arsye për vonesat, nuk është arsyeja reale pas "bllokadës". 

Sipas ministrisë, Uashingtoni përmendi zinxhirin e fundit të dëbimeve diplomatike të dyanshme si shkak i kohës shtesë për të alikuar për vizë, dhe këto zhvillime në të vërtetë nuk e shpjegojnë këtë lëvizje.

Veprimi më i fundit armiqësor nga ana e SHBA u zhvillua në mars, pas shpërthimit të skandalit Skripal, kur një numër kombesh perëndimore i dëbuan diplomatët rusë, duke treguar "solidaritet" me Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa shumica prej tyre dëbuan vetëm një ose dy, Uashingtoni largoi 60 diplomatë rusë, duke përfshirë disa me misione në OKB-së. Gjithashtu urdhëroi mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, raporton rt.com.

Moska e dënoi këtë lëvizje dhe u përgjigj me dëbimin e një numri të barabartë diplomatësh nga secili prej vendeve në fjalë, si dhe me mbylljen e konsullatës amerikane në Shën Petersburg. Megjithatë, asnjë nga punonjësit e konsullatës amerikane nuk u prekën dhe ato u transferuan në kompleksin diplomatik në Moskë, vuri në dukje ministria.

 tha ministria në një deklaratë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy