Programuesi rus: Si më ndihmoi inteligjenca artificiale të gjeja njeriun e jetës

Programuesi rus: Si më ndihmoi inteligjenca artificiale të gjeja njeriun e jetës

Gjetja e njeriut ideal të jetës nuk është e thjeshtë, por një programues softuerësh në Rusi e gjeti në një aplikacion të njohur takimesh, pasi ia delegoi zgjedhjen Inteligjencës Artificiale (AI). 

Është më e zakonshme të përdoret rrjeti nervor si një mjet për të ndihmuar në shkrimin e një kënge ose një eseje, por Alexander Zhadan trajnoi chatbotin ChatGPT të OpenAI për të flirtuar me vajza në emër të tij.

Pasi përdori inteligjencën artificiale për t'u takuar virtualisht me më shumë se 5000 gra gjatë një viti, Aleksandri gjeti shpirtin binjak, tha ai për "RIA Novosti". 23-vjeçari u shpreh se i lindi ideja pasi përjetoi vështirësi për t’u përputhur me vajzat përmes njohjeve në rrethana normale dhe vendosi t'ia transferonte detyrën një rrjeti nervor.

“I dhashë ChatGPT informacione se si komunikoj zakonisht. Fillimisht kishte probleme sepse programi nuk më njihte mirë, mund të shkruante ndonjë budallallëk, por më vonë e stërvita në atë masë sa filloi të ndërvepronte me vajzat njësoj si unë”, tha programuesi, duke shtuar se ChatGPT nisi më shumë se 5000 dialogje. 

Më vonë, Zhadan instaloi disa filtra në mënyrë që rrjeti nervor t'i tregonte atij ato gra me të cilat ai duhet të vazhdojë të komunikojë në jetën reale. Pasi takoi personalisht Karinën, programuesi kuptoi se ChatGPT i kishte gjetur dashurinë e jetës.

"Kur Karina dhe unë u takuam personalisht për herë të parë, kuptova se ishte e mundur të ritrajnoja sistemin për të analizuar mesazhet tona," tha programuesi. 

Rrjeti nervor më pas rekomandoi se ku ta çonte vajzën dhe si ta gjallëronte bisedën. Përfundimisht, ChatGPT i sugjeroi Aleksandrit t'i propozonte Karinës, duke i thënë se marrëdhënia ishte "e ekuilibruar dhe e fortë".

Zhadan ndoqi këshillën dhe tashmë çifti është fejuar. Programuesi tha se nuk i tregoi menjëherë të fejuarës së tij se rrjeti nervor e kishte shtyrë të propozonte, por ajo më vonë e priti lajmin me qetësi.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy