
Duke iu referuar deklaratave të mbrëmshme në një intervistë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama , që duhet hetim me i thelluar të SPAK për inceneratorin e Tiranës,, gazetari Xhevair Zhabina, thotë se është dyshuese se i zinxhiri i përgjegjësve për këtë çështje ka ngel vetëm me hetim ndaj dy drejtorëve të bashkisë.
Në “MCN live”, Zhabina, thotë se zinxhiri duhet të vazhdoj edhe me të tjerë dhe se dëshmia e Ahmetaj është indice për SPAK që të përshpejtojë çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ajo që lexova nga ana procedurale, ndoshta z.Ahmetaj ka të drejtë kur thotë që SPAK ka lënë mënjanë hetimin e procedurës te incenertaori i Tiranës dhe te ndjekja e parasë.
Megjithatë ne nuk mund ta paragjykojmë hetimin e SPAK në këtë moment. Të gjithë kanë ngutje që të shkohet më lart me kete hetim, pasi kjo çështje nuk mund te ngelet vetëm te drejtor bashkie, tek Taulant Tusha, dhe Nimik Samaxhiu, pasi nëse i bëjmë një analogji, të paktën në Ministrisë e Mjedisit, shohim se i tërë zinxhiri drejtues është i hetuar dhe ndodhet në burg, në mos në një masë tjetër arresti.
Ndërsa nga ana e bashkisë zinxhiri ndërprite, tani o i gjithë zingjiri drejtues i bashkisë ka qenë i përfshirë si në rastin e Ministrisë së Mjedisit.
Prandaj them se të gjithë kanë dyshime për këtë pjesë që ka hetuar SPAK deri tani,
prandaj të gjithë kërkojnë ngutje dhe dëshmia e Ahmetaj dhe indicet që dha ia që te ndiqet paraja dhe procedura, ndoshta janë në pikë nga ku SPAK të nis përshpejtimin e kësaj çështje.
Sipas Zhabinës, nga përshtypja e mesazheve që përçoi Ahmetaj në intervistë, dukej sikur ai kishte një sulm personal ndaj drejtuesit të SPAK.
Nga mënyra se si z.Ahmetaj, argumentoi mbrëmë u duk sikur kishte një sulm personal nga drejtuesi i SPAK.
U duk sikur kishte një gjë personale me z. Dumanin por ai dha disa informacione shumë të vlefshme për SPAK dhe dy ishin më interesantet. Hetimi i procedurës dhe ndjekja e parave, dhe nëse SPASK do ta bënte që në fillim, ne nuk do ishim në këtë diskutim dhe aq më tepër që SPAK me pas i ndau çështjen e inceneratoreve ne tre hetime kur ne shohim që në të tërë hetimet ishin personazh të njëjtë.



