Vëzhguesit vendorë: Vonesa në publikimin e programeve (VIDEO)

Vëzhguesit vendorë: Vonesa në publikimin e programeve (VIDEO)

Në raportin që Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi në lidhje me periudhën e monitorimit nga 4 deri më 22 qershor, konstatoheshin disa problematika. Një prej tyre kishte të bënte me publikimin me vonesë apo të pjesshëm të një Dokument të Plotë Elektoral në lidhje me premtimet dhe zotimet e tyre në një mandat të mundshëm katër vjeçar.

Në raport thuhej se Fushata Zgjedhore u dominua nga lidershipet partiake, duke lënë mënjanë argumentet, premtimet e matshme, platformat elektorale. Përpjekjet qeveritare dhe ndërveprimi i zhvilluar nga grupi ministror Task Force shërbeu më së shumti në shmangien e rasteve flagrante të përdorimit të administratës publike.

Në raport thuhet se ndonëse në dispozicion të qytetarëve kishte forma të ndryshme të denoncimit, qofshin të specializuara apo alternative, të mundësuar nga institucione të ndryshme, numri i denoncimeve ishte tejet i ulët. Në fushatë nuk mungoi angazhimi i burimeve shtetërore dhe eksponentëve politikë veçanërisht atyre drejtues apo zyrtarë të pushtetit vendor.

Ndërkaq, në rekomandimet, u bëhet thirrje të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe mediatikë të respektojnë në çdo rrethanë Ditën e Heshtjes Zgjedhore dhe të respektojnë me rigorozitet maksimal vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, u bëhet thirrje Forcave të Rendit të kryejnë në respektim të ligjit dhe me devotshmëri ruajtjen e rendit publik gjatë Ditës së Zgjedhjeve duke siguruar në radhë të parë një situatë të qetë dhe të sigurtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy