Shqyrtohen në KAS ankesat për Gjirokastrën, Pelinku tregon çfarë ka ‘zbuluar’ KQZ

Shqyrtohen në KAS ankesat për Gjirokastrën, Pelinku tregon çfarë ka ‘zbuluar’ KQZ

KAS shqyrton sot ankesat për Gjirokastrën pas shtyrjes së mbledhjes ditën e djeshme. Në këtë seancë është paraqitur nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku e cila i është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Kas.

Pelinku thotë se janë 2 raste ku i njëjti person dyshohet se është paraqitur në 2 qendra votimi dhe se i përkasin administratës zgjedhore, komisioner ose operator.

Sa i përket dyshimeve për shenjat e gishtave, Pelinku thotë se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria, teksa nga informacionet që ajo ka thotë se operatorët ditën e zgjedhjeve kanë pasur vështirësi në identifikimin nëpërmjet gishtave të personave kryesisht në moshë madhore, dhe për të përshpejtuar procesin kanë vendosur gishtat e tyre.

Sipas anëtarit Koli Bele, ka dy raste që potencialisht kanë votuar nga 2 herë secili, pra 4 herë, kurse të tjerat kanë të bëjnë me operatorët.

DEBATI NË KAS: 

Rusmajli: Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?

Peliku: Është administratë zgjedhore…

Rusmajli: Cila ka qenë detyra e tyre?

Peliku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë Komisioner apo operator.

Rusmajli: Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Peliku: Kjo mund të kryhet

Rusmajli:Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelëni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Të mbaroj unë. Unë mora leje për të bërë pyetje. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën. Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara. Kemi dy dokumenta, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën. Ke dëshminë e saj që thotë se është përfundimtar. Dokumenti thotë nuk është. Jo të lutëm të mbaroj debatin me kolegët.

Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisionerë ke edhe një tjetër.

Rusmajli: Të lutem shumë do të çmojmë provat

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ledio Braho: Po ça do i çmosh më shumë kësaj.

Rusmajli: Po krijohet përshtypja se çfarë po ndodh. Interesi juaj është dhe i yni. Ju keni përballë dokument dhe dhënie dëshmitarësh kontradiktore. Cilën anë do të mbani.

Ledio Braho: Mos e shfrytëzoni për fjalime tavolinën e KAS.

Peliku: Unë përgjigjem për fazën e parë, kjo do të jetë objekt i një hetimi të mëpasshëm. Përfundimtare janë të dhënat që ka gjeneruar procesi i të dhënave.

Rusmajli: Në dokument flitet për dyshime, sot folët për përputheje. Janë informacione kontradiktore.

Ledio Braho: Po e sqaroi pra. Luajmë teatër.

Rusmajli: A ka mundësi se jam duke punuar për ju, jo për veten time. Zoti Braho të jep të drejtën të menaxhosh debatin por jo të kondicionosh bindjen time. Po arrij të përpiqem e të kuptoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy