Përdorimi pa kriter i skuterëve/ Mjeku Kola: Në një ditë dëmtohen deri në 10 persona

Përdorimi pa kriter i skuterëve/ Mjeku Kola: Në një ditë dëmtohen deri në 10 persona

Përdorimi në masë të madhe të skuterëve në vend ka shtuar edhe dëmtimet nga aksidentet të përdoruesve të tyre.

Përgjatë një dite në spitalin e Traumës paraqiten me dhjetëra raste të drejtuesve të skuterave që janë përfshirë në aksidente me automjete të tjera apo janë rrëzuar edhe vetë, pohon në emisionin “Zgjohu me MCN”, mjeku internist Gerald Kola.

Skuterët janë bërë të rrezikshëm për të gjitha moshat.

Sepse e para, nuk ka rregullore se çfarë janë ato mjete, as policia nuk di se në çfarë mjete ti futesh, a janë motomjete, patina, apo çfarë, nuk ka një rregullore për këtë, ato nuk janë bërë për rrugë.

Nuk duhet të ecin më shumë se 20 km në orë, kurse këto i modifikojnë, i shtojnë bateritë, rrotat, dhe ecin deri në 70 km në orë. 

Sipas mjekut Kola, në ditë vijnë deri në 10 persona të dëmtuar.

Pastaj dëmtohen, rrëzohen, nuk ka në ditë që nuk vijnë deri 10 të aksidentuar. Ose përplasen, ose u hap dikush derën makinave dhe i rrezon, ka raste nga më të ndryshmet.

Në këto raste vijnë më shumë me thyerje ekstremitetesh, fraktura të këmbëve e të duarve, etj.

Ajo që është më problematike është fakti se përdoruesit e tyre nuk marrin asnjë lloj masë mbrojtëse, qoftë një helmete plastike ta vejnë në kokë.

Më me rrezik janë edhe fëmijët 12-13 vjeç që na vijnë të dëmtuar, unë nuk e kuptoj se kush i lë ta dal ata në rrugë me skutër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy