
Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN se politika shqiptare funksionon mbi lidhjet personale me të mëdhenjtë dhe jo mbi mirëqenien për qytetarët.

Ai kritikoi Partinë Demokratike si viktimë e lobimeve dhe korrupsionit, ndërsa theksoi se marrëdhëniet me SHBA nuk rregullohen me shpenzime dhe lobime, por me ndërtimin e një shteti serioz.
“Kjo është politika e majmunërisë, ku kush e ka më mirë marrëdhënien me të madhin, është më i miri në vendin e vet. Kjo duhet të marrë fund.
Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë për qimet e kokës në Shqipëri, duke dalë në fotografi me një lider të madh, kur nuk arrijmë dot të bindim shqiptarët për ofertën tonë.
Pavarësisht se PD-ja është viktimë e një lobimi dhe një korrupsioni, është si një Mek Gali. Kjo vlen për të gjitha çështjet, përfshirë hetimin e Bashës, akuzat për paratë ruse, dhe të tjera.
Mendoj gjithashtu se Berisha pretendon se është viktima e një lobimi të Sorosit për të marrë pronën e gruas. Nuk mendoj se rruga për ta zgjidhur këtë është ajo e dobimit dhe shpenzimit të parave për të bindur një administratë të re dhe për të thënë më pas: "Shiko, ata ishin me Ramën, këta janë me ne kundër Ramës." Ne jemi të fundit në raportet me një vend si Amerika, një vend të madh.
Ne jemi shtet, nuk jemi një parti politike. Nëse sillemi si parti politike, atëherë ne jemi të humbur.”



