Serbia rikthen Thaçin e Haradinajn në listën e të kërkuarve në INTERPOL

Serbia rikthen Thaçin e Haradinajn në listën e të kërkuarve në INTERPOL

Serbia nuk tërhiqet nga vendimet e saj, pasi i ka vendosur përsëri në listën e Interpolit zyrtarët e Kosovë. Ndërsa qeveria e Kosovës nuk kanë ende një qëndrim zyrtar rreth paralajmërimeve nga Beogradi për kthimin emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar nga Interpol.

Pamundësia e Kosovës që të bëhet anëtare e Interpol, po shihet si pengesë për spastrimin e listës së personave të kërkuar mbi bazën e urdhër-arresteve të Serbisë.

Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e Interpol.

Në këto lista, ka nënvizuar Stefanoviç, ndonëse u figurojnë emrat, akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk do të zbatohen në këtë fazë, për shkak të funksioneve që kanë aktualisht.

Ministri serb ka thënë se kthimi i akuzave në dosjet e Interpol, pasoi presionin e Serbisë ndaj këtij institucioni, duke kërkuar që të respektohet e Drejta Ndërkombëtare.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme, për të dalë pastaj me një qëndrim zyrtar.

​Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky veprim i Serbisë nuk është i papritur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se këtë e sheh edhe si presion të Serbisë karshi Kosovës për të lëshuar pe në fusha të tjera.

Sipas Selimit, që këto probleme të mos përsëriten në pafundësi, Kosova duhet sa më parë të bëhet anëtare e Interpol.

Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia në vazhdimësi ka keqpërdorur pozitën që ka në INTERPOL për të lëshuar fletarreste ndërkombëtare ndaj shtetasve të Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy