Demaliaj: Kush futet në politikë e bën për të vjedhur dhe shërbyer kryetarit, ndjekin modelin që u kultivuan

Demaliaj: Kush futet në politikë e bën për të vjedhur dhe shërbyer kryetarit, ndjekin modelin që u kultivuan

Fakti që opozita sot akoma del e mburret me ‘90-ën dhe Azem Hajdarin tregon se çfarë gjendje është tashmë.

Një njeri që ka shitur informacionin e zbulimit të Shqipërisë në Greqi, ka ndarë dokumente. Azemi!

Ne e dimë se kush ishte sistemi, e dimë kush ishte Fahri Balliu, Frrok Çupi, Preç Zogaj, Remzi Lani.

Nuk i dinim këta zogjtë e rinj që sa ishin futur në përpunim Blendi Fevziu e këta të tjerët. Bashkëpunëtorët e sigurimit e kanë deklaruar.

Preç Zogaj e ka dokumentin e rekrutimit dhe dosja e tij ka shtatë vëllime. Me Preç, me Blend dhe me të gjitha të shkojnë në Autoritetin e Dosjeve dhe të marrin dëshminë.

Dosjet nuk eliminohen. Është kaq e kombinuar puna e dosjeve.

Kryetari i parë i Partisë Demokratike, Sali Berisha a ishte sekretari i partisë?

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, analisti Ilir Demaliaj ngriti pikëpyetje se çfarë ka bërë klasa politike, kur jemi ende pas 32 vitesh dhe nuk kemi institucione demokratike në Shqipëri, as votim të lirë, as pavarësi pushtetesh dhe shtet të së drejtës.

Këta nga që ishin ashtu dhe u futën për qëllime për të mbrojtur kastën, modeli që kanë krijuar këta për brezin e ri, se ky brez po ikën, edhe brezi i ri që ka lindur në ‘90-ën janë po si këto se me këtë model u kultivuan në partitë politike, këto modele panë.

Prandaj kush futet në politikë, futet për të vjedhur, për ti shërbyer kryetarit, nuk kemi individualitete, nuk kemi njerëz me integritet.

Dalin sot hapur, njerëz që kanë qenë me dokumente.

Nuk është e keqe të kesh një bindje, por jo këta palaço cirku që bënin lutje për të hyrë në parti dhe na tregonin se kanë qenë kundër regjimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy