Është ndarë nga jeta stilistja e njohur Carla Fendi.
Carla ndërroi jetë këtë të premte në Romë të Italisë, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.
Ajo ishte Presidente nderi e “Gruppo Fendi”, ndërsa ia dedikoi gjithë jetën modës dhe veshjeve të bukura, së bashku me katër motrat e saj.
Së bashku me to, ajo punoi shumë gjatë në krahë të stilistit Karl Lagerfeld.
Carla Fendi ishte një stratege e vërtetë duke u kthyer në një ambasadore për linjën e veshjeve që mban ende emrin e saj, ndonëse asnjëherë nuk i ndante të motrat.



