Partitë opozitare në Kosovë do të takohen sërish këtë të enjte për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe aksionin që do të ndërrmarin në vazhdim. Sipas mediave vendase takimi pritet të zhvillohet rreth orës 16:00 në selinë e vetvendosjes ku të pranishëm do të jenë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvebndosje, Fatmir Limaj, i Nismës dhe Ramush Hardainaj i AAK-së.
Ky takim i liderëve të opozitës vjen pas viztës së Sekretarit amerikan John Kerry, i cili e konsideroi dhunën e përdorur në Kuvend të papranueshme, ndërsa bëri thirrje për dialog mes partive politke. Vizita e Kerry-t në Kosovë është vlerësuar edhe nga opozita, e cila ka theksuar se qeveria duhet ta shfrytëzojë përkrahjen e Amerikës për Kosovën dhe jo në funksion të projekteve të Serbisë.
Pas protestës së 28 nëntorit, ku u arrestua edhe deputeti Albin Kurti opozita paraljamëroi protesta të tjera në të gjithë vendin. Protesta e ardhshme do të ndalet në Gjakovë ditën e shtunë.



