Amnistia fiskale/ Vjero tregon tre pikat e nxehta që evidentoi BE-ja

Amnistia fiskale/ Vjero tregon tre pikat e nxehta që evidentoi BE-ja

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave Vasilika Vjero tregoi në MCN Live tre “pikat e nxehta” që kanë evidentuar përfaqësuesit e BE lidhur me amnistinë fiskale.

Vjero tha se qeveria nuk është shprehur kundër ndryshimeve dhe përmirësimeve në draft.  

Ky është një diskutim që ka marrë përmasë të gjerë, sepse kemi përballë publikun që ka të drejtë të informohet, por është edhe komuniteti i biznesit që është i përfshirë në këtë dokument, kemi komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi tashmë në një moment historik, shumë të rëndësishëm sa i përket hapjes së negociatave. Kolegët e mi kanë filluar takimet në Bruksel, kapitujt e parë lidhen me të drejtën, policinë e shtetit, drejtësinë, apo kontrollin financiar, për mbrojtjen e Euros, monedhës vendase dhe fondeve të BE. Kemi zhvilluar një takim me nivel teknik me përfaqësues të BE. Drafti u ripa në mënyrë rigoroze dhe ishte një ndihmë edhe për ne, grupin e punës. Një rëndësi të madhe merr edhe Ministria e Drejtësisë, sepse është fiskale dhe penale. Paratë e krimit është pika kryesore, se si ligji do vendosë barriera që mos kemi deportime të grupeve kriminale. Një element tjetër ka të bëjë me taksimin e dyfishtë, që do të thotë tatimpagues që janë rezident në vend tjetër, si do trajtohen. Ne sqaruam që do prevalojnë marrëveshjet me vendet përkatëse. Një diskutim tjetër ka të bëjë me rezidentët shqiptarë në vende të tjera, janë rezident fiskal dhe për këtë kishte një ndjeshmëri se si të ardhurat do transferohen në Shqipëri, pa patur mundësinë e tatimit në vendet e burimit, që janë vendet e BE. Një çështje tjetër ka të bëjë me tatimin e posaçëm. Asnjëherë qeveria shqiptare s’është shprehur kundër diskutimeve në draft. Diskutimet me përfaqësuesit e BE ka qenë për të bërë ndryshime në draft, për këto tre pika të nxehta për ndërkombëtarët. Prandaj ligji ende nuk është paraqitur në Këshillin e Ministrave. Aspekte të tjera ka të bëjnë se kush do jetë struktura, që ne e kemi përcaktuar që do jetë Drejtoria e Tatimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy