Gjatë një takimi me gazetarë nga rajoni dhe Shqipëria në Bruksel, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan lëshuan mesazhe të forta në adresë të opozitës shqiptare. Sipas tyre, bojkoti i Parlamentit nuk i zgjidh problemet.



