Është tensionuar situata në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi përfshirjen e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD.
Deputetët e PD-së së Rithemelimit rrethuan foltoren, duke e konsideruar vendimin anti-kushtetues.

Për pasojë Lindita Nikolla u detyrua të ndërpresë për 5 minuta pushim seancën plenare.
Këto zhvillime vijnë në një ditë kur opozita pritet të protestojë para godinës së Kuvendit.



