Të ndihmosh gratë në nevojë që të kenë një të ardhme të qëndrueshme dhe një profesion në dorë, ky është synimi i estetistes Era Rama nga Fieri, e ftuar në programin “Zgjohu me MCN”.
Megjithë historinë e vështirë të jetës së saj personale, pasi iu desh të rrisë e vetme vajzën pas humbjes së bashkëshortit në moshë të re, Era ka zgjedhur t’u gjendet pranë grave që përballen me sfida të ngjashme.
Ajo thotë se ka vendosur të ofrojë dy bursa falas për kursin e thonjve, me qëllim që t’u japë mundësi të nisin një jetë të pavarur ekonomikisht.
Që kur mora këtë nismë, kam arritur të krijoj një të ardhme të mirë për vajzën time dhe për veten. Kam 18 vite që punoj në këtë profesion.
Kur burri ndërroi jetë herët dhe më la me vajzën e vogël, më duhej të gjeja forcën dhe rrugën time.
E frymëzuar nga përvoja e saj personale dhe e prekura nga historitë e grave të veja që ka dëgjuar ndër vite, ajo vendosi që këtë vit të ndërmarrë diçka më të madhe.
Tani dua të ndaj dy bursa falas. Gratë duhet të më shkruajnë vetë dhe unë do përzgjedh vetëm dy prej tyre ato që kanë më shumë nevojë.
Dua t’u jap një profesion, një diplomë dhe madje edhe mundësinë t’i punësoj.
Që kur e postova njoftimin, kam marrë shumë mbështetje.
Por dua të përzgjedh dy gra të cilat vërtet kanë nevojë, sepse sot një grua që ecën vetëm në jetë nuk ka thuajse asnjë përkrahje në Shqipëri.
Shpresoj që t’u japë grave në vështirësi jo vetëm një profesion, por edhe besimin se mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt.



