Arrestohet në Dubai Florenc Çapja

Arrestohet në Dubai Florenc Çapja

Florenc Çapja i vënë nën akuzë për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan, mësohet se është arrestuar në Dubai.

Florenc Çapja u arratis në vitin 2019. Pikërisht në ditën kur Policia do të bënte arrestimin e tij, Florenc Çapja nuk u gjend në banesën e tij. Atë kohë, u hodhën dyshime për dekonspirim të operacionit, ndërsa gjatë gjithë saj kohe, Florenc Çapja mësohet se ka qëndruar në arrati në Dubai së bashku me bashkëshorten e tij.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga efektivë të Policisë. Si i përfshirë në këtë vrasje, është ekstraduar pak kohë më parë nga Italia, Etien Cani.

Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020-ën shtetasi Jorgo Leku.

Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012. Ka qenë dëshmia e një prej të akuzuarve që nxorri në dritë emrin e porositësit të vrasjes, që sipas tyre është Florenc Çapja. Me të marrë në duar këtë dëshmi, Policia e Elbasanit organizoi “menjëherë punën” për të arrestuar Florenc Çapjan, i njohur si një nga “të fortët” në Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy