Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar ministrin e Jashtëm serb, Iviça Daçiç se vijon linjën e Atit shpirtëror, Sllobodan Milosheviçit.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ pohoi se të tij nuk meriton të jetë kundërshtar, pasi sipas tij është më i lig se Millosheviçi. Kreu i AAK-së ndodhet ende në Francë, pasi nuk është dhenë ende një vendim për lirimin e tij nga akuzat pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia më 2004-ën, për t’ju rikthyer më pas në Kosovë.
Statusi i Haradinjat
Ministri i jashtëm serb, Daçiç, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviçi
Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëherë akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiç, vetëm se e ka kot se kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.
Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviçi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiçi, ka kohë që sillet si një Millosheviç i vogël. Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit. Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është larg mendsh që të njëjtët edhe t’i vrasin vet! Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviçi!
RH



