Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Ehe gjatë ditës së sotme, moti do të mbetet i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominant por herë pas here do të kemi edhe intervale të shkurta me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në dy ekstremet verior dhe jugor duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat qendrore të vendit. Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy