Obama: Femrat janë drejtuese më të mira se meshkujt

Obama: Femrat janë drejtuese më të mira se meshkujt

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se femrat janë drejtuese më të mira. Gjatë një takimi në Singapor, ai tha që gratë nuk janë perfekte, por janë "pa dyshim më të mira" sesa burrat.

Ai tha se shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, që mbajnë pushtetin.

Obama është shprehur më tej se ndërsa ishte në detyrë, ai kishte reflektuar mbi atë se si do të ishte një botë e drejtuar nga gratë.

"Tani gratë, unë thjesht dua që ju të dini; ju nuk jeni të përkryera, por ajo që mund të them në mënyrë të padiskutueshme është se ju jeni më të mira se ne [burrat]. Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet, nëse çdo komb në tokë do të drejtohej nga gratë, do të shihnim një përmirësim të rëndësishëm kudo, në pothuajse çdo gjë ... standardet e jetesës dhe rezultatet".

Kur u pyetën nëse do të mendonte ndonjëherë të kthehej në udhëheqje politike, ai tha se ai beson që  liderët duhen larguar kur u vjen koha.

"Nëse ju shikoni botën dhe problemet e saj, këto janë zakonisht njerëzit e moshuar, zakonisht burra të moshuar, që nuk hapin rrugë", tha ai.

"Është e rëndësishme që liderët politikë të përpiqen dhe t’i kujtojnë vetes se janë atje për të bërë një punë, por nuk janë atje për tërë jetën”, tha Obama.

Obama shërbeu si president i SHBA nga 2009 deri në 2017. Që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kanë ngritur një fondacion për të rinjtë që synojnë lidershipin në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy