Mbretëresha e Britanisë së Madhe feston 70-vjetorin e ardhjes në fron

Mbretëresha e Britanisë së Madhe feston 70-vjetorin e ardhjes në fron

Në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar festimi i shumëpritur i  ‘Jubileut Platinium’ të Mbretëreshës Elizabeth II , për 70 vitet e mbretërimit të saj.

Nderimi i madh për sovranin zgjat nga 2 deri më 5 qershor, dhe më pas do të vazhdojë me ngjarje të tjera të shumta deri në fund të vitit.

Elizabeth aktualisht krenohet me mbretërinë e tretë më jetëgjatë në histori. Vetëm Luigji XIV me 72 vjet e 110 ditë në fronin e Francës dhe Rama IX në Tajlandë mbretëruan më shumë. 

Por, mbretëresha britanike është gjithashtu ajo që ka festuar më shumë jubile: Në vitin 1977 (Jubileu i Argjendtë), në 2002 (Jubileu i Artë), në 2012 (Jubielu i Diamantit) dhe këtë vit Jubielu i njohur si Platinum.

Mbretëresha Elizabeth hypi ne fron ne 6 shkurt te viti 1952 kur ishte vetëm 27 vjeçe, pas vdekjes se babait te saj Mbretit Xhorxh VI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy