7-vjeçari në Korçë bie nga shkallët e pallatit, plagoset rëndë

7-vjeçari në Korçë bie nga shkallët e pallatit, plagoset rëndë

Një fëmijë 7-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është rrëzuar nga shkallët e brendshme të pallatit, ku ai banonte.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës pasditen e së mërkurës në lagjen numër 10 të qytetit.

Policia sqaron se “ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit ku banonte, një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili ka qenë duke luajtur me një bashkëmoshatar të tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime dhe po transportohet në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy