
Tirana po kthehet gjithnjë e më shumë në një qendër të stand-up comedy, një zhanër humori që po fiton popullaritet të madh, veçanërisht mes të rinjve dhe dashamirësve të humorit.
Ky është perceptimi i komedianit Bes Mustafaj, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i cili shprehet se stand-up comedy po përqafohet gjithnjë e më shumë nga publiku në kryeqytet.
Sipas tij, artistët përpiqen të sjellin spektakle unike, të mbushura me ironi, batuta dhe reflektime mbi jetën e përditshme.
“Stand-up comedy” zhvillohet zakonisht dy herë në muaj. Sa më shumë bëhet, aq më i mërzitshëm do të ishte nëse nuk do të kishte risi, por fatmirësisht ka interes.
Na duan, na kërkojnë, është trend i tanishëm.
Ndodh edhe që jo gjithmonë reagimet janë pozitive, pasi ndodhin edhe kërcënime nga persona në sallë që i marrin shakatë personalisht dhe nuk e kuptojnë natyrën e humorit.
Sipas komedianit, shqiptarët tashmë janë gati për këtë zhanër, pasi ka ndryshuar qasja dhe mënyra e përthithjes së stand-up comedy.
Më e rëndësishmja është mesazhi që përcjellim, ndodh që edhe jashtë Shqipërisë komedianët përballen me reagime të forta.
Në performancat e tij trajton tema të rënda, si sëmundjet, pedofilia apo feja, por gjithmonë me synimin për të përcjellë mesazhe paqeje, reflektimi dhe harmonie.
Idetë më vijnë vetë. Kur më lind një mendim dhe kuptoj që diku të çon, e shënoj dhe me kalimin e kohës e perfeksionoj. Psh, një nga shfaqjet e fundit, “Mish hallall me ujë të bekuar”, kam synuar të bashkojë kontraste dhe t’i ekzagjerojë për të përcjellë një mesazh përfshirës.
tand-up comedy mbahet kryesisht nga shitja e biletave dhe nuk ka lidhje me aktrimin tradicional. Duhet të jesh sa më real. Mund ta bëjë kushdo, por jo gjithkush duhet ta bëjë.
Sot situata është pjekur dhe se stand-up comedy është kthyer në një profesion nga i cili mund të jetohet.



