Inceneratorët, Zhabina: Çështja është mbyllur, zyrtarët nuk do shpëtojnë pa burg

Inceneratorët, Zhabina: Çështja është mbyllur, zyrtarët nuk do shpëtojnë pa burg

Gazetari Xhevair Zhabina në emisionin Fact Check ka komentuar lidhur me aferën e incenerarotit të Elbasanit për të cilën u shpreh se është një dosje voluminoze dhe kostoja prej 15 mijë euro nuk është aq e madhe.

Ai tha se vetëm thelbi i kësaj pretence është një dosje e fragmentarizuar, pasi sipas tij kemi thuajse të njëjtët të pandehur për Elbasanin dhe Fierin dhe se tashmë që cështja ëhstë mbyllur, zyrtarët nuk do shpëtojnë dot pa burg.

Kërkesa e SPAK prej 10 vitesh për Lefter Kokën janë ndër kërkesat më të mëdha të dënimit që ne kemi parë jo vetëm nga SPAK, por dhe me vite me radhë nga drejtësia shqiptare, është dosje e fragmentarizuar, SPAK me llogaritë e veta i ka mbyllur llogaritë me inceneratorin e Elbasanit dhe tani pritet të vijojë me Fierin dhe pastaj me Tiranën. SPAK i ka hetuar të ndara këto çështje, Elbasanin veç, Fierin veç po ashtu dhe Tiranën dhe për këtë arsye mendoj se janë hetuar të ndara dhe mendoj se kjo ka qenë dhe një nga arsyet pse prokuroria ka hasur kaq shumë pengesa.

Por duke qenë se kemi të njëjtët personazhe kjo çështje do duhej hetuar bashkë, tani mbetet për tu parë forma si do kërkohet forma e dënimeve. Me çkemi parë mendoj se kjo çështje është e mbyllur, se di nëse gjykata do japë po 10 vite burg sa prokuroria por jam i mendimit se zyrtarët e përfshirë në inceneratorin e Elbasanit nuk do shpëtojnë pa burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy