
Shqipëria është tashmë në pritje të ndeshjes së parë nesër më Italinë në kuadër të Kampionatit Evropian 2024.

Gazetari sportiv Flori Thomaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermani, për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se pika më e fortë e Shqipërisë në ndeshjen me Italinë është stadiumi me më së shumti tifoz kuq e zi.
Sipas tij do të jetë një spektakël i garantuar nga tifozët kuq e zi.
Që kur kam ardhur këtu, kam takuar në numër të jashtëzakonshme të tifozëve kuq e zi, që në fanella, banderola, pra ndihet atmosfera e një evropiani kudo që shkon.
Ti e kupton që me tifozë të të gjitha vendeve, ti je në një vend ku po luhet evropiani.
Unë e kam ende atë banderolën që na çon në Berlin, dhe nëse shkojmë deri athe i bie që shkojmë në finale dhe banderola mban.
Pika më e fortë është fakti që stadiumi do të jetë me më së shumti tifoz shqiptar, që garanton një spektakël të madh. Pra, kjo është pika jonë më e fortë se do luajmë në një stadium me plot shqiptar.
Gazetari Thomaj shprehet optimist që mund të kalojmë grupin me vendin e tretë.
Surpriza qëndron në formacion.
Fakti që ne mund të kalojmë grupin edhe me vendin e tretë më bën optimist. Mund të bëjmë dhe një fitore, prandaj me tre pikë mund ta kalojmë grupin.
Në ndeshjen me Italinë, mendoj që do dali 1:0 për ne, mendoj se Armando Broja do ta bëj golin.
Mendoj se Evropiani sivjet do të shkojë për Anglinë.



