E pasionuar pas udhëtimeve/ Renisa Bale: Kam vizituar 30 shtete, destinacioni i radhës do të jetë Kenia

E pasionuar pas udhëtimeve/ Renisa Bale: Kam vizituar 30 shtete, destinacioni i radhës do të jetë Kenia

Renisa Bale blogeria e pasionuar pas udhëtimeve në “Zgjohu me MCN” ka treguar për eksperiencat e saj të bukura ku deri tani ka vizituar 30 shtete.

Ajo shprehet se Jordania është një nga udhëtimet e saj më të evcanta që i ka lënë më shumë mbresa, ndërsa shprehet se destinacioni i radhës është Afrika me ndalesën e parë në Kenia.

Sa i përket krijimit të blogut Renisa thotë se ka ardhur më shumë si ndihmesë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë dhe për të kursyer kohë duke qenë se aty mund të gjejnë të gjitha atraksionet për një vend që janë të interesuar.

Eksperienca e udhëtimit nisi si një sfidë me veten duke qenë se i kisha vendosur vetes sfidën që brenda të 30 do vizitojë 50 shtete dhe deri tani kam udhëtuar në 30 vende, jam 27 vjeçe dhe kam dhe 3 vite kohë për ta realizuar.

Mundohem të bëjë balancë mes punës dhe udhëtimet, sigurisht që janë dhe aspektet financiare, por udhëtoj në përgjithësi me partnerin ose shoqërinë.

Mundohem ti parashikoj në avancë udhëtimet e mia në mënyrë që dhe biletat të jenë më të lira, diku 3-4 muaj më parë i planifikoj udhëtimet dhe kjo më ndihmon të kem disi të planifikuar udhëtimin.

Ka dhe të papritura gjatë udhëtimeve, që kërkojnë lekë ekstra. Kam ngelur njëherë në Singapor, pa e planifikuar kam përfunduar në Malajzi dhe nga 5 mijë euro që kisha menduar për të shpenzuar më shkoi diku te 7 mijë.

Para se të nisem bëj një kërkim për vendin, atraksionet që ai ofron dhe kjo ishte arsyeja pse nisa dhe blogun. Ai do të ishte një mik udhëtimi që ti e telefon qoftë për të marrë një këshillë për atraksionin. Unë harxhoja shumë kohë për ti gjetur dhe tash pse mos të krijojë një faqe ku të gjitha mund ti gjesh në një dhe tu kursej kohë.

Më tej ajo shtoi se Jordania është një nga eksperiencat e jashtëzakonshme duke e konsideruar si një nga vendet më të veçanta nga udhëtimet e saj.

Sa i përket ushqimit, Bali kërkon që të jesh shumë selektive, janë shumë pikante dhe duhet të bësh një zgjedhje shumë të vështirë, është një gatim që ne nuk jemi mësuar. Ndërsa në Singapor kam porositur më tepër sepse jam tepër e fiksuar me sushi. Jordaninë do e veçoja sepse është një nga vendet më të veçanta. Mund të qëndrosh një natë në shkretëtirë, mund të vizitosh detin e vdekur, një eksperiencë unike do të thoja.

Mendoj se çdokush mund ta përcaktojë vetë vlerën e vendit që dëshiron, duke nisur që nga hoteli që nisin nga 40 euro deri në 400 euro. Nuk mund të japë një vlerë specifike. Udhëtimi më i lirë ka qenë Strasburgu dhe më i lartë Bali për shkak dhe të peripecive.

Dasmën do doja ta bëja në një vend që se kam vizituar akoma dhe besoj se do jetë Egjipti. Udhëtimi i radhës do të jetë Afrika dhe destinacioni i parë do të jetë Kenia, kam nisur dhe planifikimin, është menduar për javën e parë të gushtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy