Partia Demokratike do të publikojë ditën e hënë foto dhe video që provojnë se Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me grabitësit, për vjedhjen e 1 milion eurove në Rinas. Ndërsa Rama dhe Tahiri me heshtjen mbi këtë çështje, kanë larguar përgjegjësinë nga vetja - Ka qënë kjo deklarata e anëtarit të Komisionit të Sigurisë të PD, Alban Zeneli në një dalje për mediat.



