Mbretëria e Bashkuar në prag zgjedhjesh/ Sondazhet: Fitore me shumicë absolute e laburistëve

Mbretëria e Bashkuar në prag zgjedhjesh/ Sondazhet: Fitore me shumicë absolute e laburistëve

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 4 korrik edhe Mbretëria e Bashkuar duket se do të ketë një rotacion politik të paktën sipas asaj që parashikojnë sondazhet,  ardhjen në pushtet pas 14 vitesh opozitë të laburistëve. Të enjten miliona britanikë do të votojnë për zgjedhjen  e 650 anëtarëve të Dhomës së Komunave ku duket se do të ketë një dominim të laburistëve që kryesohen nga Keir Starmer. 

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Sipas sondazheve laburistët pritet të sigurojnë shumicën absolute përballë një humbjeje të thelle të kryeministrit Rishi Sunak e cila mund jetë e para e tillë në këto 200 vitet e fundit.

Megjithatë frikës që ekziston për një shumicë të tillë absolute Keir Stamer i është përgjigjur duke thënë se kjo do të ishte më e mira për vendin.

Një shumicë absolute do të ishte më e mira për vendin pasi kjo do të thotë se ne mund të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë me ndryshimin që na nevojitet.

Ndërkohë në këto 14 vite qeveri konservatorët kanë ndryshuar pesë liderë ku ndër më të spikaturit veçohen Boris Johnson ndaj të cilit nisi edhe një hetim dhe Liz Truss e cila mbahet mend për rënien më të ndjeshme të paundit në 37 vitet e fundit.

Ndërkohë përveç paqëndrueshmërisë në lidership ndër faktorët që duket se do të penalizojnë konservatoret analistë të ndryshëm rendisin problemet ekonomike me të cilat është përballur vendi deri para pak muajsh, emigracionin e paligjshëm dhe ligjin e famshëm të Ruandës, strehimin dhe shërbimin kombëtar shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy