I ftohti ekstrem mbërthen SHBA-në dhe Kanadanë, miliona qytetarë e presin ndërrimin e viteve nën minus

I ftohti ekstrem mbërthen SHBA-në dhe Kanadanë, miliona qytetarë e presin ndërrimin e viteve nën minus

I ftohti ekstrem ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ndërsa metereologët parashikojnë se ngricat e thella do të vazhdojnë edhe në fillim të 2018-s duke bllokuar mbi 200 milionë amerikanë.

Qyteti i International falls në shtetin amerikan të Minesotës, i vetëshpallur kutia e akullt e kombit, pa temperaturat të binin në -38.3 gradë celsius. Ndërsa mali Uashington në New Hampshire, shtëpia e motit më të keq në botë, shënoi temperatura deri në -36,6 gradë celsius. Për ta ilustruar këtë, shkencëtarët në observatorin e këtij mali demonstruan se si uji i vluar shndërrohet brenda çastit në borë.

Autoritetet amerikane paralajmëruan banorët në zonat e prekura nga i ftohti ekstrem që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve me automjete dhe mbi të gjitha të ekspozohen sa më pak ndaj të ftohtit. 

I ftohti ekstrem ka mbërthyer ashpër edhe Kanadanë, ku në disa zona temperaturat ishin më të ulta se në Polin e Veriut apo në planetin Mars. Megjithese pranuan se ky i ftohte është i pazakontë, kanadezët nuk janë ndalur në aktivitetet e tyre dhe veç paralajmërimit për kujdes, autoritetet thanë se nuk ka asnjë problem në lëvizjen e njerëzve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy