Gjashtë humbje jete dhe 285 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë në vend

Gjashtë humbje jete dhe 285 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë në vend

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar pozitivë 285 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë, nga të cilët: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.

Nga 1893 testime, kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy