
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të vendosë brenda muajit shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën.
Nëse do të ndodhë kjo e dyta, shqipja nuk do të jetë më “gjuhë e dytë zyrtare” në këtë vend, thotë për ‘MCNlive” analisti shqiptar nga Shkupi, Seladin Xhezairi, i cili konsideron se kjo me gjasë është një tendencë e qeverisë së re maqedonase për tkurrjen e përdorimit të gjuhës shqipe.
Për shkak se e cungon zhvillimin zyrtar edhe të gjuhës shqipe. Një tendencë për tkurrjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, është vërejtur që nga dita e parë e inaugurimit të qeverise së re ku shumicën përbën partia VMRO-DPMNEe kryeministrit Mickovski dhe gjithë kjo për shkak të fitores absolute në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale.
Kjo si duket ka trimëruar shumë këtë parti maqedonase që të shkurtoj të drejtat të cilat ia kanë realizuar deri tani shqiptarët nga Marrëveshja kornizë kuadër e Ohrit e arritur pas ndërprerjes së konfliktit të viti 2001 dhe një nacionalizëm i tillë maqedonas është ushqyer në radhët e kësaj partie prej vitesh.
Analisti Xhezairi, e sheh këtë veprim të qeverisë, edhe si një lloj hakmarrë ndaj partisë së Ali Ahmetit, BDI, i cili kohë më parë, pas fitores, ia kishte kthyer shpinën VMRO-DPMNE, duke e spostuar në opozitë.
Ka qenë edhe si një hakmarrje ndaj partisë së Ali Ahmetit, BDI, që ishte fitues në kampin fitues qeveritar, por si të thuash ja ktheu shpinën partisë VMRO-DPMNE, duke e spostuar në opozitë, dhe kjo në gjykimin tim është një hakmarrje e lidershipit të VMRO-DPMNE për këtë parti shqiptare që për shkak të raportit të forcave, të dominimit të z,Ahmeit, nuk është se s’do të prodhoj tensione të reja, për më tepër pas paralajmërimeve për vënien nën llupë të ligjit të debatueshëm për përdorimin e gjuhës.



