
Pasticieri Selam Allaraj në një lidhje skype nga Italia me ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar se si ka arritur të dobësohet 22 kg për 5 muaj edhe pse puna e tij është mes ëmbëlsirave.
Ai tregon se i vendosi një dietë vetes duke hequr dorë nga alkooli, djathi dhe yndyrnat, dhe vuri re se pati rezultat.
Më kujtohet kur erdha me pushime në Shqipëri dhe bëra ca foto pash që kisha marrë ca kile dhe tani kam rënë prapë, munda të hiqja 22 kile për 5 muaj. Jam informuar dhe përmes dietologëve dhe shumë receta të ndryshme dhe palestër dhe nuk kisha pasur ndonjë rezultat, pastaj i vendosa vetes një diertë, ku hoqa kryesisht alkoolin, djathrat dhe yndyrnat e tepërta.
Në mëngjes pija një lëng frutash, dhe e shoqëroja dhe me një briosh. Gjatë ditës haja ndonjë panine të vogël, dreka haja 50 gram makarona pasdite ndonjë sallatë, ndërsa në darkë nuk konsumoja shumë por bëja pak lëvizje aktivitet fizik.
Ideja është që të tregosh kujdes me ushqimet që konsumon sepse sheqernat e tepërta, ai industrial është i dëmshëm për shëndetin prandaj përpiqemi ti bëjmë gjërat sa më cilësore. Çokollata është e mirë dhe në dietë por një copë e vogël dhe jo e gjithë, pra dhe ëmbëlsirat në sasi të vogla nuk përbëjnë problem.



