Mjekët: Shëndeti i Julian Assange është në rrezik

Mjekët: Shëndeti i Julian Assange është në rrezik

Shëndeti fizik dhe mendor i Julian Assange është në rrezik për shkak të qëndrimit të gjatë (pothuajse 6 vjet) në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Themeluesi i Wikileaks duhet të transferohet në spital, thonë mjekët e tij  Sondra Crosby dhe Brock Chisholm, të cilët e kanë vizituar disa herë në harkun e 3 ditëve tetorin e shkuar. Edhe pse nuk kanë pranuar të hyjnë në detaje, mjekët kanë argumentuar opinionin e tyre në një artikull që u publikua në të përditshmen londineze “The Guardian”.

Mbështetësit e Assange i druhen arrestimit të tij dhe ekstradimit drejt SHBA-ve në rast se ai del nga ambasada në Londër. Assange ndodhet në selinë diplomatike të Ekuadorit prej pothuajse 6 vitesh. Ai rrezikon një dënim të gjatë për publikimin e materialeve të klasifikuara mbi luftën në Irak dhe kabllogramet diplomatike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy