Gjykata Kushtetuese e Italisë vendosi të premten se beqarët mund të birësojnë fëmijë të huaj, duke rrëzuar një ligj 40-vjeçar i cili kufizon birësimin tek çiftet e martuara në një vend të shënuar historikisht nga një pikëpamje tradicionaliste për familjen.
Vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Spanjën, tashmë i lejojnë beqarët që të birësojnë.
Me rënien e kërkesave për birësimin e fëmijëve të huaj, gjykata tha se ndalimi i beqarëve “rrezikon të minojë efektivitetin e të drejtës së fëmijës për t’u rritur në një mjedis familjar të qëndrueshëm dhe harmonik”.



