Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Pesë raste të reja janë shënuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 64 persona.

Harta e të prekurve me koronavirus në vendin tonë është zgjeruar me dy raste të reja të shënuara në Kavajë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila deklaroi se janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19, tre prej të cilëve shtetas italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri.

5 raste të reja, 3 janë italianë

- 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

- Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Janë testuar 697 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

•    Tiranë             45 qytetarë
•    Durrës             5 qytetarë 
•    Lushnje           2 qytetarë
•    Elbasan           2 qytetarë
•    Fier                  6 qytetarë
•    Rrogozhinë    2 qytetarë
•    Kavajë             2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete  

- Një 66 vjeçar nga Lushnja, i cili humbi jetën në spitalin Infektiv

- Një 73 vjeçare nga qyteti i Durrësit, e cila ndërroi jetë më 11 mars.

32 në spitalin infektiv

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Vazhdojnë testimet

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.  Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Apeli për qytetarët

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!  Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy