Grupi i PPE dorëzon amendament për 15 kushtet e Shqipërisë: Të përmbushen para Konferencës Ndërqeveritare

Grupi i PPE dorëzon amendament për 15 kushtet e Shqipërisë: Të përmbushen para Konferencës Ndërqeveritare

Grupi Parlamentar PPE dorëzoi sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.

Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat, Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi Qeverisë Rama në mars 2020.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”. 

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Tre ditë më vonë, Kryeministri ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por edhe në këtë takim Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.

Reagimi nuk vonoi, fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit për politiken e jashtme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal.

Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi sipas PPE është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhshme.

Javën e shkuar u mësua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor,  amendamentin për 15 kushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy