Pas mesnatës, në Shqipëri mbërrijnë 120 shtetasit e parë afganë

Pas mesnatës, në Shqipëri mbërrijnë 120 shtetasit e parë afganë

Grupi i parë i shtetasve afganë, pritet të mbërrijë në vendin tonë orët e para të mëngjesit të sotëm. Avioni ushtarak pritet të ulet në Aeroportin e Rinasit rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa mes shtetasve afganë ka edhe shumë fëmijë. Ata pritet të strehohen në strukturat hoteliere në Durrës.

Pasi të prekin tokën shqiptare, shtetasit afganë do të duhet të presin në çadrat e ngritura në aeroport, ku do të bëhet edhe kontrolli shëndetësor i tyre. Më pas, ata do të dërgohen në vendet përkatëse, ku do të qëndrojnë në një kohë të pacaktuar. /VOA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy