Bllokimi nga Beketi, shteti asnjë reagim (VIDEO)

Bllokimi nga Beketi, shteti asnjë reagim (VIDEO)

Nga qeveria shqiptare nuk ka ende asnjë reagim lidhur me nisjen e procedurave për t’i konfiskuar shtetit shqiptar pasuri apo asete në vlerën e 110 millionë eurove për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi, i dalë fitues  në gjyqin e Arbitrazhit me qeverinë shqiptare.

I ardhur nga Abu Dabi, kryeministri Rama vendosi të shkojë në Thumanë për të inspektuar ecurinë e procesit të rindërtimit, duke anashkaluar çdo koment mbi publikimin e gazetës austriake "Der Standard", e cila thekson se procedurat nisën pasi shteti shqiptar refuzon të paguajë gjobën e arbitrazhit, prej mbi 100 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

Avokatura e Shtetit, e cila ka ndjekur këtë proces, nuk ka asgjë të pasqyruar në faqen e saj zyrtare. TvT kërkoi një reagim duke kontaktuar me numrin e telefonit të vënë në dispozicion për publikun, por përfaqësues të këtij institucioni thanë se nuk kanë detyrim ligjor për të dhënë shpjegime mbi këtë çështje.

Edhe përfaqësia jonë diplomatike në Vienë nuk di të japë më shumë hollësi nga sa kanë publikuar mediat vendase. I kontaktuar në telefon nga TvT, ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, thotë se ambasada e Shqipërisë nuk është përfshirë në këtë çështje.

I pyetur për asetet që ka shteti shqiptar në Vienë, të cilat mund të vihen në konfiskim, Bimo jep të njëjtën përgjigje.

Shteti shqiptar humbi gjyqin në arbitrazh me biznesmenin italian në prill të vitit të kaluar. Ky vendim u annkimua nga Avokatura e Shtetit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Uashington, e cila pezulloi përkohësisht ekzekutimin e vendimit.

Në publikimin e saj, "Der Standard" thotë se një email i pazakontë ka mbërritur nëpër disa banka dhe kompani energjetike austriake nga një firmë ligjore, e cila u kërkon të dijë nëse kanë ndonjë aset nga Republika e Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy