Rëndohet bilanci në Korenë e Jugut, 40 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Rëndohet bilanci në Korenë e Jugut, 40 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Se paku 40 njerëz në Korenë e Jugut kanë vdekur pas një fundjave me shira të fortë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë vendin. 13 persona vdiqën pasi u bllokuan në një tunel nga përmbytjet e mëdha. Të paktën 15 automjete, duke përfshirë një autobus u bllokuan në nënkalim të shtunën, kur u derdhën ujërat nga një breg lumi aty pranë. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave. 19 njerëz vdiqën në rajonin malor të Gyeongsang-ut pasi rrëshqitjet e dheut përfshinë shumë shtëpi. Rreth 6,400 banorë u evakuuan të shtunën. Një numër fshatrash të ulëta pranë digës, si dhe shumë nga rrugët që i lidhin ato u zhytën në ujë, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy