Në muajin ndërkombëtar dedikuar sensibilizimit për kancerin e gjirit, Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u bë pjesë e fushatës sensibilizuese që ka nisur në Tiranë.
Gjosha ka preferuar që të veshë bluzën me logon e fushatës duke u bashkuar kështu me gratë dhe vajzat e tjera që bëjnë apel për kujdes ndaj vetes me qëllim parandalimin e sëmundjes në fjalë.
