Panik në tregun e monedhave virtuale, Bitcoin humb 80% të vlerës

Panik në tregun e monedhave virtuale, Bitcoin humb 80% të vlerës

Bitcoin në rënie të lirë. Monedha virtuale ka humbur një të tretën e vlerës në vetëm 7 ditë. Nga momenti më i mirë që ka shënuar në fund të vitit 2017, kur arriti vlerën e 20 mijë dollarëve, kriptomonedha vlen sot 80% më pak.

Rënia e saj është reflektuar në të gjithë tregun e kriptovalutave, që vlen në total 130 miliardë dollarë,  ndërkohë që në janar të këtij viti kjo vlerë ishte 800 miliardë dollarë.

Vëzhguesit e tregut thonë se kjo rënie shpjegohet me panikun që ka përfshirë tregun. Megjithatë, analistët parashikojnë një ringritje të kriptomonedhës. “Gjërat shkojnë keq para se të përmirësohen”, thonë ata.

Rasti i “Amazon” është shembulli më i mirë: mes dhjetorit 1999 dhe tetorit 2001, kompania e Jeff Bezos ka humbur rreth 95% të vlerës së saj. Por që prej atëherë, jo vetëm e ka rikuperuar vlerën, por është kthyer në një nga kompanitë më të fuqishme të botës.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy