
Sulmet kibernetike janë rritur 10 herë në dy vitet e fundit dhe falë zhvillimit të inteligjencës artificiale kanë kaluar nga vjedhja e thjeshtë e të dhënave deri në agresionin të funksionimit të infrastrukturave kritike, siç janë rrjetet energjetike dhe ujore, apo transporti publik. Në këto përfundime ka arritur konferenca e “Cybertech Europe 2019”, ngjarja ndërkombëtare kushtuar sigurisë digjitale përuruar në Romë.
Për ekspertët e “Cybertech” nga rreth 40 vende, kostoja e sulmeve në internet në vitin 2017 ishte 600 miliardë dollarë, 4 herë më shumë se ajo e Stacionit Hapësinor.
"Vetëm në vitin 2018 u shënuan 1 552 sulme serioze në internet", thuhet nga organizatorët e konferencës. Në takim u diskutuan masat mbrojtëse që do të zbatohen pas hyrjes në fuqi, në nëntor të vitit 2018, të direktivës Evropiane të Nis-it mbi sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit. /Ansa/



