Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, mëson MCN TV.

Kemi të bëjmë me një fletëthirrje nga prokurori Elvin Gogaj në lidhje me ty tendera për pastrimin e qytetit. Tenderat janë dhënë nga Xhelal Mziu, gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Kamzës.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Sot ka qenë radha e deputetit të PD z.Xhelal Mziu, në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Kamzës. Mcn Live është interesuar se pse është paraqitur z.Mziu dhe përgjigjja nga Prokuroria e Posacme është që ndaj z.Mziu ka një kallëzim nga këshilltarët bashkiakë për shpërdorim detyre, në lidhje me dy procedura tenderimi për pastrimin e qytetit. Bëhet fjalë për dy procedura prokurimi kur Mziu mbante postin e kryebashkiakut”.
Në një prononcim të shkurtër për mediat vet Mziu u shpreh: “Ishte thjesht një denoncim nga këshilltarët e PD në lidhje me pastrimin. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2019”.



