Një shofer i dehur mori zvarrë furgonin e tij një grup fëmijësh në Sidnej, duke vrarë katër prej tyre, dy motra, vëllain e tyre dhe një kushëri dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë. Njoftimin e ka dhënë policia e Australisë. Shoferi 29-vjeçar u akuzua për vrasje me armë dhe ngarje makine në gjendje të dehur. Aksidenti ndodhi në periferi të Oatlands në perëndim të Sidneit. Fëmijët ishin në trotuar kur kamioni I mori përpara. Katër viktimat, tre vajza të moshës midis 8 dhe 12 vjeç dhe një djalë 13-vjeçar vdiqën në vend dhe dy vajza të tjera dhe një djalë u plagosën dhe u dërguan në spital, në kushte të rënda por të qëndrueshme.



